Arrestohet një person në Prishtinë, ishte në kerkim nga policia për vepren penale të grabitjes

Policia në Prishtinë ka arrestuar F.Sh 21-vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale të grabitjes.

Sipas njoftimit, i arrestuari është i dënuar me tri vite e gjysmë burgim.
“Njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar.”, njofton Policia.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit thekson se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button