Bastisje në Kaçanik, sekuestrohen armë dhe fishekë

Policia të mërkurën ka kryer bastisje në shtëpinë e personit A.S. për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe 67 fishekë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.



