Dalin para gjykatës tre të akuzuar në rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, tashmë kanë arritur të akuzuarit për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 09:30.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button