Dhunë në familje në Drenas: Djali ushtroi dhunë ndaj babait dhe nënës duke i kërcënuar

Një person i moshës 31 vjeçare dyshohet se ka sulmuar babanë me kaçavidë ku më pas ka kërcënuar nënën me thikë, pasi qe i’u kishte kërkuar para.

Policia ka ndërhyrë, ndërsa i dyshuari është mbyllur brenda shtëpisë dhe ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Drenas.

76 vjeçari ka shkuar dhe ka denoncuar në polici rastin ku ka kërkuar ndihmë pasi djali e kishte goditur, ku më pas e kishte kërcënuar familjen dhe nënën e tij bashkëshorten e 76 vjeçarit.

Nën kërcënimin e kaçavidës dhe thikës i dyshuari kishte kërkuar para nga babai dhe nëna, ndërkaq pasi policia kishte shkuar në shtëpi i dyshuari kishte refuzuar ta hapte derën duke i kërcënuar për vrasje dhe pjestarët e policisë.

Ndërsa pas shumë përpjekjeve, i dyshuari pranoi ta hapte derën ku më pas u shoqërua në stacionin e policisë për intervistim, lidhur me rastin i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button