Në Prishtinë çmimi i një metri dru shkon nga 65 deri 70 euro, qytetarët shprehen se ky çmim është i papërballueshëm

Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru ka arritur 65 deri 70 euro. Nga shitësit e druve po vlerësohet si çmim i arsyeshëm, ndërsa nga qytetarët i papërballueshëm.

65,70 euro metri i druve, ahu dhe bungu pohoi një shitës, duke treguar se pavarësisht cmimit interesimi i qytetarëve për blerje është i madh

Cmimi ka qene i njejtë si vitin e kaluar, nuk ka rritje te cmimit, normalisht qytetarët kanë ankesa tha një shitës A.L i cili merret me kete punë që afro 10 vite.

Sipas Agjencisë së Statistikave te Kosovës, çmimi mesatar për 1 m³ dru në shtator të vitit 2025 ishte 57,68 euro.

Qytetarët kane shprehur shqetësim lidhur me cmimin e shitjes së druve duke e konsideruar cmimin per një meter si të paperballushem në krahasim me pagat dhe standardin e jeteses, madje shprehin se lidhur me ketë problematikë duhet të kërkohet mbështetja institucionale.

Artikuj të tjerë

Back to top button