
Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ekipet kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin në Facebook.



