Disa lojtarë po dyshojnë që Vini po “shpiunon” te Arbeloa

Skuadra e Real Madridit është shpartalluar pas përplasjeve fizike midis lojtarëve.

Federico Valverde dje përfundoi në spital pas konfrontimit fizik me Aurelien Tchouamenin.

Më herët Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras ishin përfshirë po ashtu në një përleshje.

Ndërkaq, tani Mundo Deportivo po raporton që një grup lojtarësh të Realit po dyshojnë që Vinicius Junior po spiunon te trajneri Alvaro Arbeloa.

Sipas MD-së, ata besojnë se Vini ia tregon të gjitha Arbeloës, sa herë që ekziston ndonjë tension midis lojtarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button