Dogana gjobit shoferin me 500 euro për parregullsi në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar parregullsi në sistemin e plombimit të një mauneje që transportonte mallra për import në pikën kufitare në Vërmicë.

Gjatë kontrollit u konstatua se sistemi i plombimit mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së sigurisë, duke rrezikuar paprekshmërinë e mallrave gjatë transportit.

Për rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore, ndërsa shoferi është gjobitur me 500 euro.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e kontrabandës.

Artikuj të tjerë

Back to top button