
Dy persona janë ndaluar për 48 orë, pasi janë raportuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës.
Policia njofton se janë sekuestruar tri armë zjarri, municion dhe gëzhoja.Lidhur me rastin, tre persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Njëri prej tyre është liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.“Rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”- njofton Policia


