
Nis pastrimi i Tiranës nga protesta e dhunshme e së shtunës.
Policia ka shpërndarë protestuesit që sonte iu rikthyen akteve të dhunshme.
Momentalisht, rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej tyre transmeton TandemPress.
Në bulevard, ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë përplasjes me policinë.
Ndërkaq, sipas një përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë, 13 persona janë të lënduar rëndë gjatë protestës.



