Ekipi i KosovaMed⁠ përfundon trajnim profesional në Gjermani për endoskopi dhe kirurgji minimal-invazive

Ekipi i  KosovaMed⁠ ka përfunduar me sukses një trajnim intensiv njëjavor në Akademinë e kompanisë prestigjioze Richard Wolf GmbH në Knittlingen të Gjermanisë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt avancimit profesional dhe sjelljes së teknologjive moderne në sektorin shëndetësor në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Richard Wolf Academy, profesionistët e KosovaMed patën mundësinë të njihen nga afër me teknologjitë më të avancuara në fushën e endoskopisë, kirurgjisë minimal-invazive dhe zgjidhjeve moderne për sallat operative.

Përmes sesioneve teorike dhe praktike, ekipi përfitoi njohuri të vlefshme mbi produktet inovative, standardet ndërkombëtare dhe zhvillimet më të fundit në industrinë globale të pajisjeve mjekësore.

“Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përkushtimin tonë për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe për ofrimin e zgjidhjeve sa më cilësore për institucionet shëndetësore dhe profesionistët mjekësorë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KosovaMed.

Nga kompania kanë shprehur gjithashtu mirënjohje për ekipin e Richard Wolf Academy për mikpritjen dhe profesionalizmin gjatë gjithë javës trajnuese.

“Investimi në njerëz është investim në të ardhmen e shëndetësisë”, theksohet më tej në mesazhin e kompanisë.

KosovaMed vazhdon të forcojë partneritetet ndërkombëtare dhe të investojë në ngritjen profesionale të stafit, me synimin për të sjellë standarde moderne dhe zgjidhje inovative në shërbim të institucioneve shëndetësore në Kosovë./TandemPress/

Artikuj të tjerë

Back to top button