FC Drenica falënderon Rifat Jasharin: Prezenca juaj na dha forcë, motiv dhe fat

FC Drenica ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës, pasi mposhti në shtëpi SC Gjilani me rezultat 2:1.
Përtej suksesit në fushë, kjo ndeshje pati edhe një emocion të veçantë për klubin dhe tifozët drenicas, pasi në stadium ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari, një nga figurat më të respektuara në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Prania e tij në tribunat e stadiumit u prit me emocion të madh nga tifozët dhe futbollistët, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes klubi reagoi me një mesazh falënderues në rrjetet sociale.
“Prezenca juaj na dha forcë, motiv dhe fat – dhe bashkë arritëm fitoren”, thuhej në postimin e e FC Drenicës në Facebook.
Fitorja ndaj Gjilanit i jep një shtysë të madhe morale dhe sportive Drenicës në javët vendimtare të kampionatit, ndërsa klubi shpreson që rezultatet pozitive të vazhdojnë deri në sigurimin e mbijetesës në Superligë.



