FFK njofton për Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të kenë mundësinë t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës në grupmoshat përkatëse.
Përmes këtij procesi, trajnerët dhe stafi teknik i përfaqësueseve të Kosovës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër potencialin e lojtarëve dhe të përzgjedhin elementët më të spikatur për ekipet kombëtare.

- Djemtë U15
8–9–10 korrik
Gjenerata: 2012
- Djemtë U17
8–9–10 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2010
- Djemtë U16
11–12–13 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2011
- Vajzat U19
3–4–5 korrik
Gjeneratat: 2008, 2009
- Vajzat U17
5–6–7 korrik
Gjeneratat: 2010, 2011, 2012
Të dhënat e nevojshme për aplikim:
- Emri dhe mbiemri
- Data e lindjes
- Klubi
- Pozita në fushë
- Numri i kontaktit



