Ballina

Gashi: Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë një vendim të ri që zëvendëson atë të vitit 2014

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se është koha për një vendim të ri të Gjykatës Kushtetuese që sjell stabilitet dhe bashkëpunim institucional.

Sipas Gashit, që Kosova të ketë stabilitet qeverisës dhe përfaqësim funksional, është urgjente që të ndërtohet kultura e bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

“Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë një vendim të ri që zëvendëson vendimin e vitit 2014, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe që kthen situatën në përputhje me frymën dhe rregullin kushtetues. Gjykata duhet të rikthejë gjendjen para ndryshimit të njëanshëm të procedurës së votimit, sepse ky ndryshim pa miratim formal paraprak të deputetëve-është kundërkushtetues dhe nuk përfaqëson vullnetin demokratik të Kuvendit”, shkroi Gashi në një postim në rrjetin social, Facebook.

Tutje, ai ka rënditur shpjegimin e parimit të së drejtës relative, që sipas tij duhet të zëvendësojë logjikën e së drejtës absolute.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button