Goditet këmbësori nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana i cili bëri të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor
Ndërkohë me rastin po merret trafiku i kryeqytetit, ndërkaq detajet tjera rreth aksidentit ende nuk janë të ditura.



