Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:25 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Sipas informacioneve të para, gjendja e këmbësorit është e rëndë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndersa i dyshuari (shoferi) i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button