Grabitje e armatosur, dëgjohen edhe të shtëna – dy persona largohen me motor

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë një njësi e kompanisë Besa Security.
Sipas informacioneve të para, gjatë grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur apo të lënduar.
Të dyshuarit – dy persona të maskuar – dyshohet se janë larguar nga vendngjarja me motorr.
Policia ka dalë në terren dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.




