Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushatë: E papranueshme

Kandidati për kryeministër njëherësh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur rreth përfshirjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore e cila po zhvillohet.

Në një konferencë për media, ai kritikoi veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si të prapranueshme.

Siç tha Hamza, një veprim i tillë në prezencën e tij nuk do të kishte pasur mundësi të ndodhte.

“Për mua është e papranueshme. E dyta, ne duhet të kemi shumë kujdes për fëmijët dhe unë kërkoj mirëkuptim dhe besoj që ka me gjetë mirëkuptim tek kjo lutje e imja, te mediat dhe gjithë të tjerët që me pasë kujdes vajzën e cila e ka bërë një recitim çfare e ka bërë se ajo është një vajzë dhe ne duhet të kemi kujdes, është në një moshë që duhet të kemi kujdes. Në prezencën time s’kishte mund të ndodhë. Garantoj dhe ju siguroj që s’kish mund të ndodh se për mua janë më të vlefshme se gjithçka. Fushata kalon, edhe mandati i një qeverie kalon, mirëpo ne duhet ta lëmë një shije të mirë në fushatë”, deklaroi Hamza para mediave.

Artikuj të tjerë

Back to top button