Lajme

Hasani: Të gjitha partitë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së 43-të, tha se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike.

Sipas tij, mungon gatishmëria për të marrë hapin drejt një zgjidhjeje, ndërsa theksoi se partia fituese ka përgjegjësinë më të madhe.

“Asnjë s’është i gatshëm me marrë iniciativën për të bërë zgjidhje,” tha Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, tha Hasani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button