Ballina

Haxhilerët nga Kosova fillojnë nisjen drejt Mekës

BIK ka bërë të ditur se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, transmeton TandemPress.

“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë:

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina.

Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button