
Një rast është regjistruar të dielën në rrugën për në Bjeshkën e Radushës në Istog.
Policia bën të ditur përmes raportit se, një njësi patrulluese ka urdhëruar ndalimin e një veture, por drejtuesi i saj nuk i është bindur urdhrit. Pas ndjekjes, policia ka arritur ta ndalojë automjetin.
Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës automatike AK-47 me 29 fishekë.
Veturën e drejtonte një i mitur, i cili është arrestuar nga policia.
“Rruga për në Bjeshkën e Radushës, Istog 12.04.2026 – 23:20. Njësia policore ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar. Njësia policore më pas ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë. Veturën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), i cili është arrestuar. Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh”, thuhet në raport.


