
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra nga një person i dyshuar për vepra penale ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Në reagim theksohet se këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë “që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”.
“Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim


