Inaugurohet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula merr detyrën nga Albulena Haxhiu

Është inauguruar presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila ka marrë detyrën nga ushtruesja e deritashme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e inaugurimit është mbajtur në Presidencë, ku të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, familjarë të presidentes së re, si dhe mysafirë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Shiroka-Pula ishte zgjedhur presidente e Kosovës një natë më parë nga Kuvendi, duke marrë 81 vota të deputetëve. Pas zgjedhjes, ajo dha betimin kushtetues para deputetëve, duke marrë zyrtarisht mandatin e saj si presidente e vendit.

Në fjalimin pas zgjedhjes, Shiroka-Pula deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitetin, drejtësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

Me ceremoninë e sotme të inaugurimit përmbyllet edhe procesi i kalimit të detyrës në krye të Presidencës së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button