Inspektori i Policisë shqiptare arrestohet për shantazh dhe marrëdhënie seksuale nën kërcënim, pas kthimit nga Kosova

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar këtë të shtunë, më 29 nëntor, inspektorin e Policisë së Shtetit, J.U., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet filluan pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila më 17 nëntor 2025 raportoi se inspektori J.U. e kishte shantazhuar dhe kërcënuar, duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në kuadër të hetimeve, janë identifikuar dhe referuar materiale procedurale edhe ndaj dy personave të tjerë: M.U., i dyshuar për “Kanosjen për të mos kallëzuar” (neni 311 i Kodit Penal) dhe A.K., i dyshuar për “Përkrahjen e autorit në krim” (neni 302 i Kodit Penal).

Gjatë periudhës së hetimeve, inspektori J.U. u gjet të kishte udhëtuar drejt Kosovës.
Ndërsa, arrestimi i tij u realizua nga agjentët e AMP-së sapo ai u rikthye në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button