
Jo në emrin tim” njoftoi se aksionin e ka zhvendosur para Kuvendit të Kosovës dhe se pas 18 ditësh protestë, kërkesa tash i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve: Ligji duhet të shqyrtohet në Kuvend.
“U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.
Bashkë me ne janë fëmijë të dëshmorëve dhe të rinj nga e gjithë Kosova.
Para Kuvendit vendosëm edhe banerin me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit.
Rregullorja e Kuvendit përcakton se një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga 1/3 e deputetëve.
THIRRENI SEANCËN.
VOTOJENI LIGJIN”, thuhet në reagim.



