Kapen tri pako drogë gjatë një bastisje në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion.

Siç u tha, aksioni u zhvillua në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, i cili rezultoi i suksesshëm në ndalimin e këtij tentimi.

Zyrtarët korrektues kanë identifikuan tri pako që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, tre telefona celularë pa numra serik, dy iPhone, një Samsung, një Viko, si dhe dy adapterë telefoni,

Për rastin SHKK thotë se kanë njoftuar edhe policinë,  të cilë kanë sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet përkatëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, shkruan SHKK.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button