Katër të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Novosellë të Pejës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Elezaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button