Kontrollohet shtëpia e Fehim Sali i arrestuar për spiunazh, policia sekuestron mbi 39 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Sipas njoftimit të Sistemi Prokurorial të Kosovës, arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdar të Podujevës.

E në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka njoftuar mbi arrestimin e tij si dhe urdhërkontrollin e kryer.
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.

I arrestuari në këtë rast është nga Komuna e Dragashit dhe është i angazhuar në sistemin arsimor serb brenda Kosovës.

Sali ishte edhe pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK) brenda Presidencës së Kosovës, i emëruar më 2022.

Ky Këshill ka mandat dy vjeçar, ndërsa Sali nuk ka figuruar pjesë e Këshillit aktual.

I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës ka njoftuar mbi arrestimin e tij si dhe urdhërkontrollin e kryer në vendbanimin e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh: para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh: katër (4) telefona celularë;dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button