Policia sekuestron armë e municion në garazhin e një personi në Ferizaj

Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj sot ka zbatuar urdhëresën me shkrim të Gjykatës Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit F.H., 35 vjeç, në fshatin Manastirc të Ferizajt.

Gjatë realizimit të kontrollit, në garazhin që ndodhej në oborrin e të dyshuarit, përkatësisht në bagazhin e një automjeti BMW, ngjyrë e zezë, në pronësi të tij, janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri – pushkë automatike AK-47;

– tre karikatorë me gjithsej 139 fishekë;

– një armë zjarri – pistoletë;

– dy karikatorë me gjithsej 42 fishekë.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Artikuj të tjerë

Back to top button