Kur Albin Kurti dhe LVV-ja e tij flasin për rend dhe ligj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndjen dhimbje koke

Kur Albin Kurti dhe LVV-ja e tij flasin për rend dhe ligj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndjen dhimbje koke.
Sepse kjo është e njëjta Kushtetutë që Albin Kurti dikur e sfidonte si “kornizë koloniale”, që e shihte si pengesë për “vullnetin e popullit”, ndërsa Gjykatën Kushtetuese si “vegël të pushtetit”.
Pushteti si i tillë, Albin Kurtin nuk e ka ndryshuar por atij vetëm ia ka përforcuar hipokrizinë.
Dhe kështu, Kushtetuta, që dikur i dukej e huaj, sot është bërë preteksti për të heshtur kundërshtarët, arsyetimi për të bllokuar Kuvendin dhe izoluar vendin.
Të besosh që Albin Kurti është mbrojtës i Kushtetutës është si të besosh që dhelpra ruan pulat nga rreziku, ku në të vërtetë, rreziku është vetë roja.
Se çka e ngopë Albin Kurti, e dimë. Vetëm pushteti pa balance dhe kontrolle e ngopë atë. Por, këtu nuk është çështja.
Çështja është: kur do të ngopen qytetarët me mashtrimet, stagnimet, izolimin dhe mospërfilljen?
KUR? EDHE SA?
33x!