Kurti dhe Abdixhiku zhvilluan sot edhe një takim në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sot një takim, i cili tashmë ka përfunduar.

Në takim është diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila ka lënë vendin në ngërç institucional.

Ndërkohë, Kurti dje është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky i fundit sot deklaroi se një takim i radhës me Kurtin mund të zhvillohet në çdo kohë, duke pasur parasysh zhvillimet e shpejta politike.

Artikuj të tjerë

Back to top button