Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Armeni.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, gjatë qëndrimit në Yerevan, Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku pritet të zhvillojë edhe takime të nivelit të lartë me liderë shtetesh dhe zyrtarë të tjerë pjesëmarrës.
Po ashtu, ai do të jetë pjesëmarrës edhe në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue, ku do të diskutohet për çështje me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare.



