Kurti vazhdon sulmet ndaj opozitës: Sjellje e tyre janë joshtetërore dhe joinstitucionaliste

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar opozitën për mospjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Nga Zyrat e Kryeministrit, ai ka thënë se sjellje e tyre janë joshtetërore dhe joinstitucionaliste.
“Konsideroj se është e qartë që opozita që nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Sjellje e tyre janë kryekëput joshtetërore dhe jo institucionaliste. Ata duan bllokim të qeverisë e cila ka rezultat historik”, ka thënë Kurti, duke vazhduar kritikat ndaj opozitës.
“E gjithë kjo bllokadë përmes bojkotit nuk mund të quhte ndryshe pos mosnjohje e vullnetit të popullit të 28 dhjetorit. Si asnjëherë me parë me 51.1%.
“Dëshmi për bllokadën është edhe një fkat tjetër. Për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, rishikimin e buxhetit, 2.0. u mobilizuan të gjithë përfshirë edhe Listln Serbe, kurse për president nuk po vinë as në sallë”, ka thënë ai.
Sipas tij, opozita po refuzon cdo propozim të VV-së.
“Ne i kemi bërë të gjitha përpjekejt që vendi të mos shkojë në zgjedhje të panevojshme. U përpoqëm për kandidat konsensual por ishte e pamundur. I ftova disa herë në takim, ndonëse nuk ofruan asnjë propozim”, ka thënë ai.



