Ekonomi
Lidhja e Bizneseve merrë pjesë në Forumin Ekonomik mes Turqisë dhe Kosovës
Në Stamboll të Turqisë është mbajtur Forumi i parë ekonomik i bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Në këtë takim, ishin të pranishëm Nenkryetari i Lidhjes Bizneseve të Kosovës, Hashim Deshishku, si dhe dy anëtarë të bordit Sheqer Ukaj dhe znj. Arjeta Pozhegu.
Në këtë forum merri pjesë edhe kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, Ministri i Bujqesise, Faton Peci dhe afaristë të shumtë nga Kosova dhe Turqia.
“Takimet e këtilla sjellin mundësi të reja për bashkëpunim dhe investime që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në interes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LBK-së.