Llapi ia merr pikët e plot Ballkanit në Suharekë

Tri ndeshje shumë interesante janë zhvilluar sot në kuadër të javës së tetë të Superligës.

Llapi e ka mposhtur nën kampionin Ballkanin.

Llapjanët fituan në Suharekë me rezultat 2:4.

Fitore shënoj edhe Dukagjini kundër Drenicës, të cilën e mposhti me rezultat 3:0, kurse loja mes Gjilanit dhe Ferizajt mbaroi 2:2.

Aktualisht skuadra e Orges Shehit është e dyta me 23 pikë, tri më shumë se ajo e Tahir Batatinës që është në vendin e pestë në renditjen e Superligës.

Kurse, Dukagjini renditet i treti me 23 pikë, e Drenica është e 7-ta me 18 pikë pesë më pak se ekipi nga Klina.

Gjilani dhe Ferizaj, kanë pozitat 8 dhe 9, me 16 përkatësisht 15 pikë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button