Marshi i 12 shtatorit: “Kosova po pret” katërshen e UÇK-së

“Liria ka Emër” ka paralajmëruar Marshin për Liri më 12 shtator në Prishtinë, pak ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe liderët e partive kryesore që t’i bashkohen marshit, ndërsa në shesh do të vendoset një ekran me numërim mbrapsht deri në ditën e vendimit.

“Kemi vendosur që më 12 shtator të organizojmë Marshin për Liri”, ka deklaruar Eliza Hoxha.

Ndërkohë, edhe organizatat e dala nga lufta pritet të vendosin për aktivitetet e tyre në ditët në vijim.

Artikuj të tjerë

Back to top button