Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet M.I., në qershor të vitit 2024, e në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit H.F.

Rrrjedhimisht, në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare pasi i duheshin të holla për shërimin e tij, nga i njëjti merr të holla në shumë prej 7000 euro  i cili për çdo muaj paguan shumën prej 700 euro e që ratën e ardhshme i ka caktuar ta paguaj më së largu deri me datë 21.02.2026.

Deri me datën e inicimit të hetimit ka paguar kamatë me fajde shumën prej 14.000 euro.

Andaj sipas njoftimit nga PTHGJ, në ditën kritike me datë 21.02.2026 i njëjti është arrestuar nga ana e policisë gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore duke i pranuar të hollat në vlerë prej 700 euro nga i dëmtuari.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 prg.2 lidhur me prg.1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 21 shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim

Artikuj të tjerë

Back to top button