Ngërçi politik vazhdon, PDK kërkon seancë të dielën, Dehari dhe Gjini me qëndrime të kundërta për zgjidhjen e krizës

Ngërçi politik në Kosovë po vazhdon, ndërsa partitë parlamentare kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të tejkalohet bllokada institucionale

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që vazhdimi i seancës të mbahet të dielën, më 16 gusht.

Ismaili ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet dhe institucionet të funksionojnë brenda kornizës kushtetuese.

Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasim seancën, ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Ismaili.

Ai shtoi se vendi nuk mund të mbetet, siç tha, “peng i Albin Kurtit pafundësisht”.Në anën tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka mirëpritur ftesat për takime të bëra nga Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.Dehari u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të kërkojnë një zgjidhje politike për situatën e krijuar.“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka deklaruar Dehari.Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj ftesës së Haxhiut, duke vënë në pikëpyetje rolin e saj në këtë proces.“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, ka shkruar Gjini në letrën drejtuar Haxhiut.Gjini ka akuzuar Kurtin dhe Haxhiun se, sipas tij, takimi nuk synon gjetjen e një zgjidhjeje, por përcaktimin e përgjegjësisë për situatën dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.“Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar ai.Kreu i AAK-së ka shtuar se partia e tij nuk dëshiron t’i japë “alibi” një procesi të tillë, duke theksuar se nëse synohet sigurimi i votave dhe kuorumit, ekzistojnë gjashtë pikat e propozuara nga AAK-ja.Përderisa PDK-ja kërkon rikthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvend, palët e tjera po kërkojnë fillimisht një marrëveshje politike që do ta zhbllokonte procesin institucional.

Artikuj të tjerë

Back to top button