
Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri në Tiranë.
Lajmin e ka konfirmuar Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shtetit, i cili tha se personi është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.
Sipas tij, rasti është zbuluar pas një njoftimi për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, më 20.10.2026
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I.H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, theksoi Mullaj.



