Një prind në Rahovec dyshohet se “kanosi” në telefon drejtoreshen e shkollës, pasi ishte i pakënaqur me rezultatin e fëmijes në shkollë

Një prind në Rahovec pasi ka qenë i pakënaqur me rezultatin e fëmijës së tij në shkollë e ka kanosur përmes telefonit drejtoreshën e shkollës në Rahovec. Rasti dyshohet se ka ndodhur dje pasdite.
Vlera Krasniqi, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, është pyetur për këtë rast dhe ka thënë se një grua më datë datë 01.07.2026 ka raportuar se një burrë e ka kanosur përmes telefonit.

Ndërkaq i dyshuari pas raportimit është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec ku edhe është intervistuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje” si dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, shprehu Krasniqi.

Kurse, të enjten, drejtori i Arsimit në Rahovec Muhamet Morina, tha se prindërit e kanë takuar drejtoreshën e shkollës dhe e kanë pranuar se kanë gabuar me sjelljen që kanë treguar permes komunikimit.

Drejtori Morina, shprehu se është informuar nga drejtoresha e shkollës se prindërit fillimisht kishin shkuar tek Inspektorati i Arsimit në Gjakovë për të biseduar për rezultatin e fëmijës, dhe më pas kishin shkuar në shkollë.

Ndërkaq rasti ende po hetohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button