Nga Bledi FILIPI
Etimologjia e fjalës
Së pari do të shohim etimologjinë e fjalës, mbështetur në FEGjSh , Topalli 2018. Topalli, ka ndjekur rrugën e Dizdarit, pra duke ngritur në normë përkthimin në Zot/ Perëndi. Por si fillim le të shohim disa raste dhe më pas shohim konkluzionin duke u mbështetur te prof. Xh.Lloshi.
Si fillim në krye të punimit do të japim një kronologji të përmendjes së emrit Allah në shkrimet e shqipes që nga letërsia e vjetër shqipe deri në Pavarësinë e Kombit.
Shek. XV. (Allah); Frang Bardhi 1635 ( Allah); F.Maria Da Lecce 1702-1716 (Allah); C .H.T. Rinhold 1855-1860 (Allah); Z.Jubani 1871 (Allah); J.Junku 1895 (Allah); F. Konica 1897-1900 (Allah); Gjergj Fishta 1902-1912 (Allah); Bashkimi 1908, (Hyj, Xot, Allah, Dio); Në fjalorin shqip-italisht 1938 kemi shpjegimin e mëposhtëm: Allah, um.. Dio. Allah! [1]
Pra në librat e gjuhës shqipe siç vërejmë, për herë të parë përmendet në shek. XV, dhe pas nga Bardhi.
Tashmë do të ndalemi në etimologjinë shkencore të fjalës, dhe do të mbështetemi në FEGjSh të Topallit, ku citojmë:
ALLAH m. “Zot, Perëndi, sipas besimit mysliman”. Huazim nga turq. Alláh, me burim prej arabishtes. Del së pari te Bardhi. Si emër me origjinë fetare, merr pjesë në shumë antroponime me origjinë turke, si: Abdullah, Sejfullah, Bejtullah etj. Me këtë emër lidhet ndajfolja allahile me kuptimin “vërtetë”, nga turq. alláh ilé “me Allahun”, e njohur sidomos në Veri të Shqipërisë, Kosovë, Dibër etj.[2]
Ndërsa në ligjërata për gjuhët semitike, botuar në Padova, 2017 kemi këtë shpjegim:
Nga ana gjuhësore, fjala الله (Allāh) ka afërsi të ngushtë me atë eloah në hebreisht, të përdorur më tepër në formën e shumësit elohim (hebreisht אלהים). Fjala eloah/Elohim duhet të ketë pasur fillimisht kuptimin „i fortë“, „i fuqishëm“. Fjala elohim përkthehet në bibël në përgjithësi me „Zot“ por në disa vende në të ajo përdoret edhe për engjëj dhe madje për njerëz (Eksodi 4,16). Në trashëgiminë çifute, Zoti, si krijues dhe gjyqtar, cilësohet me fjalën elohim, ndërsa fjala JHVH (jahve) përmban kryesisht aspektin e mëshirshëm të Zotit. Edhe në arameikisht, e cila bën pjesë po ashtu në familjen e gjuhëve semite, thuhet Alah ose Alaha, sipas dialektit edhe me ngjyrimin Aloho.[3]
Termat Zot, Allah, Elohim janë në shqip, arabisht dhe hebraisht sinonime.
NË FJALORËT SHPJEGUES TË SHQIPES
alláh,-u emër i gjinisë mashkullore; fjalë a shprehje fetare; Zoti (sipas besimit mysliman).[4]
Duke i hedhur një vështrim FTI me autor na jepet ky shpjegim:
Allah Zot. Adhurohet nga muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë me përjashtimin e të gjithë të tjerëve. E shfaqi Veten në Kur’an, që vetëpërshkruhet si Libri i Tij. Përcaktohet në Kuran si krijues, furnizues, gjykatës dhe sundimtar i universit material dhe i sferës së përvojës njerëzore. Ka udhëhequr historinë nëpërmjet pejgamberëve Abraham (me të cilin Ai bëri një marrëveshje), Moisi, Jezus dhe Muhamed, përmes të cilëve krijoi bashkësitë e Tij të zgjedhura, Njerëzit e Librit (ehl el-kitab). Kur’ani pohon plotfuqishmërinë e Zotit por e lejon vullnetin e lirë njerëzor. Adhurohej në Qabe, në Mekë, si “zoti më i lartë mbi të gjithë zotat e tjerë përpara ardhjes së Islamit. Zoti i vetëm në Mekë nuk përfaqësohej nga idhulli. Muhamedi i ftoi muslimanët që jo vetëm të besonin apo të adhuronin Allahun, por gjithashtu që t’i për jashtonin të gjithë zotat e tjerë, duke e ndaluar shoqërimin (shirk) e tyre me Allahun.Kurani regjistron nëntëdhjetë e nëntë emra për Allahun, duke përcaktuar cilësitë e Tij, të tilla si mëshirëplotë (Rrahman) dhe i mëshirshëm (Rrahim). Myslimanët zhvilluan shkencën e teologjisë (kelam) për të shqyrtuar natyrën, cilësitë dhe veprimet e Zotit. Shumë teologë mendojnë këto cilësi janë se më tepër metaforike sesa reale, pasi krahasimi i Zotit me qeniet njerëzore është rreptësisht i ndaluar për shkak të frikës së shoqërizimit. Disa prej sufistëve të mëhershëm e kërkonin bashkimin me Zotin si qëllim të përvojave mistike.[5]
Së fudmi mnë një përkthim të Fjalorit të termave islam Masquet kemi këtë shpjegim
Allah. Termi islam për Zotin, të Plotëfuqishmin, të Mëshirshmin, Mëshirëbërësin, Burimin nga i cili burojnë dhe kthehen të gjitha gjërat e dukshme dhe të padukshme. Në Kur’an, Allahu i referohet Vetes së Tij me shumë emra ku që të gjitha shfaqin cilësitë e Tij. Një term që nuk është përdorur kurrë është “Abb” ose “Ati” shumë i zakonshëm në traditën çifute dhe të krishterë. Meqenëse kjo nuk është përdorur asnjëherë gjatë tërë 23 viteve, ajo duhej diskutuar me sa duket për t’i shmangur muslimanët që të vazhdonin gabimin duke menduar për Zotin me termat atërore njerëzore. Emrat e Tij përfshijnë Krijues (el-Badi), Kontrollues (el-Mukit), Njohësi i të gjitha gjërave të fshehta (el- Batin). Shih Emrat më të Bukur. [6]
A duhet përkthyer ky emër? Në shumë gjuhë të botës, emri Allah nuk është përkthyer, pra shënohet i njëjtë si në arabisht.
Tek ne gjuhëtarë të shumtë janë përpjekur ta përkthejnë në frormat Zot dhe Perëndi. Por a është i drejtë një përkthim i tillë?
Një përgjigje të saktë dhe kuptimplotë për këtë ka dhënë prof. Xhevat Lloshi së fundmi në librin e tij “E duam shqipen si Europa” Alsar, 2023, citojmë:
“Po marr së pari si shembull një fjalë të rëndësishme. Sipas FDA miliona shqiptarë nuk duhet ta përdorin më fjalën Allah, sepse FDA kërkon të zëvendësohet me Zot. Në radhë të parë, as teknikisht nuk është kështu, sepse Zot ka edhe shumës, ndërsa Allah nuk ka. Arsyet e mosprani- mit të heqjes së fjalës Allah janë të rëndësishme, por nuk do të hyj në shpjegime të vështira, mjafton të them, se për hebrenjtë zoti është Jahveh dhe nuk pranohet Jezu Krishti.
Në formulën e Trinisë te të krishterët, bashkë me Zotin është edhe i Biri, i cili është edhe Zot. Te besimi islam Allahu është një dhe në Kuran thuhet shkoqur, që nuk pranohen ata, të cilët e bënë Allahun me djalë. Mirëpo mdryshe nga hebrenjtë, besimi islan e pranon hazretin Isa, domethënë Jezunë, por jo zi Zot. Domethënë një Ali dhe një Rami duan që Allahu të mos dalë as në Kuran. Një shkodrane në këtë rast do të shprehej: Allahu ju marroftë! Po mirë, si do t’ia bëjmë tashti me fjalët që i ka edhe FDA: mashalla, vallahi, meazallah? Do t’i shkruajmë: mashzot, vllzoti, meazzot? Do të shtoj që Allah e ka edhe fjalori i Oksfordit, e ka edhe fjalori i greqishtes së re i vitit 2001, edhe fjalori i rusishtes i vitit 2007. Për më tepër, e ka edhe fjalori i Dudenit i vitit 1999 gjermanisht-anglisht dhe anglisht-gjermanisht, ndonëse në të dyja rastet është: Allah. pr. n. Allah. Zotërinj, u jeni kundërvnë një miliard myslimanëve në botë.”[7]
Të njëjtën linjë thuajse me prof. Lloshin, ndjek edhe A. Maxhuni në botimin e tij të fundit , ku sjell një sërë burimesh të gjalla, porse do të përmendim :
“Ky emër nuk ka gjini femërore e as shumës. Emri “Allah” ka qenë i njohur edhe para Kur’anit, por me kuptime jo të qarta. Të njëjtin përkufizim e jep edhe Fjalori i teologjisë: Allahu – perëndia Zoti i myslimanëve. Sipas besimit islam, Allah është një dhe i vetmi Zot. Në literaturën shqiptare dhe në mey ludet, emri Allah në raport me emrin Perëndi e veçanërisht përdorur no me Zot përdoret më pak dhe çdo herë i kanë ikur përdorimit të këtij emri.
Maxhuni, shkon edhe më tej duke dhënë një analizë të thukët, që njëjerazi mbështet atë të prof. Lloshit.
“Zëvendësimi i nocionit Allah me Zot e Perëndi studiues të ndryshëm janë të mendimit se nuk duhet të ndodh, sidomos në përkthimet e Kuranit, në ato ajete ku përmendet ky nocion. Në gjuhën shqipe e përdorim Zot, por nuk është përdorim korrekt, ngase në Kuran, kemi termat rabb dhe ilah, të cilët përkthehen për termin Zot. Sado që termi zot ka prejardhje greke, për termin rabb dhe ilahmund të përdoret, kurse për Allah nuk duhet përdorur. Në mevludet të shkruara me alfabet arab e latin janë përdorur të tri versionet. Kështu Kamberi në mevludin e tij nuk e ka përdorur nocionin Allah, por nga dy herë e ka përdorur Zot e Perëndi. “[8]
Si përfundim, nga sa shohim më sipër, emri Allah, nuk mund të përkthehet dhe kritika e prof. Lloshit është me vend. Ka shumë fjalorë shpjegues një gjuhësh, të gjuhëve të ndryshme që emrin Alla nuk e përshtasin apo e përkthejnë, por e lenë identik siç është. Ndaj, vërejtjet e mësipërme janë me vend, dhe duhen rishikuar në fjalorët e ardhshëm shpjegues.
[1] ( Albanese-Italiano, P.Flavio, Cordignano S.J. Milano, 1938 f.2[2] Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe, Topalli 2018
[3] LEIE, 250 2017
[4]FGjSh, 2006
[5] FEI Logos
[6] FI, R.M.Maqsood, 2020:27) [7] “E duam shqipen si Europa” Alsar, 2023 f.111 [8] “Rreth leksikut terminologjik islam në gjuhën shqipe”, Prishtinë, 2023 f.253