Raportohet se njësia Speciale bastis shtëpinë e zëdhënësit të komunës në Skenderaj dhe disa personave tjerë

Njësia Speciale i ka ndaluar disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e komunës, Amir Lushtaku, mëson eksluzivisht Klan Kosova.
Ata kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe disa të tjerëve.
Dëshmitarët thanë se të gjitha veturat e policisë ishin me targa 01, pra nga Prishtina dhe policia në Skenderaj nuk ka pasur asnjë rol në këtë aksion, njofton Klan Kosova



