Marta Kos sot në Kosovë, pritet nga Kurti e Haxhiu

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 15 maj pritet të realizojë një vizitë për herë të parë në Kosovë, që kur mori detyrën nga 1 dhjetori i 2024-ës.
Ajo fillimisht do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Takimi do të mbahet nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, pas rreth gjysmë ore, ajo do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:30.
Pas takimi të dy së bashkë do të mbajnë një konferecë për media.


