Operacioni “anti drogë” në Prishtinë dhe Lipjan përfundon me arrestimin e tre personave, policia gjeti substanca narkotike të llojit kokainë

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës kanë realizuar më 25 shtator operacionin antidrogë të koduar “Grupi”, në Prishtinë dhe Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 160 gramë kokainë, para të gatshme, peshore, pajisje për paketimin e narkotikëve dhe telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button