Paqe në aktin e parë në Metropolitano, Atletico e Arsenal barazojnë 1-1

Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Atletico Madrid dhe Arsenal përfundoi me barazim 1-1.

Arsenali e nisi takimin më mirë në pjesën e parë duke e dominuar posedimin dhe rastet. Londinezët arritën avantazhin në minutën e 44-të pas një penalltie të fituar, të cilën e konkretizoji sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres.

Pjesa e dytë nisi më furishëm për madrilenët të cilët arritën po ashtu të fitonin një penallti, të cilën e konkretizoi në gol sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez në minutën e 56-të.

Fundi i ndeshjes u konkretizua me një ritëm më të lartë të lojës me të dy skuadrat që kishin shanset për golin e avantazhit. Arsenali mendoi se e fitoi edhe një penallti në fundin e lojës, të cilën gjyqtari holandez, Makkelie pasi e shikoi VAR-in, e anuloi.

Loja e kthimit do të zhvillohet në Emirates të martën, ku do të mësohet skuadra e parë që siguron biletën e finales së Budapestit.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button