Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë për aktivitet nga 1 shtatori

Fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë mësimor nga 1 shtatori, duke kaluar nga dy në katër orë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili tha se ndryshimi synon t’u krijojë fëmijëve më shumë hapësirë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim.

“Nga 1 Shtatori, parafillorët e Prishtinës do të kenë orar më të gjatë e më të përshtatshëm, nga vetëm 2 orë mësim në 4 orë”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, zgjatja e orarit pritet të jetë lehtësim edhe për prindërit, veçanërisht për ata që duhet të përshtatin orarin e punës me kujdesin ndaj fëmijëve.

Më shumë kohë për të mësuar, për të luajtur, për aktivitete dhe për t’u shoqëruar me shokët e shoqet e tyre”, ka deklaruar ai.Elshani ka theksuar se Komuna e Prishtinës synon që politikat në arsim të jenë në funksion të fëmijëve dhe familjeve.“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka përfunduar drejtori i Arsimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button