Pas një kontrolli nga policia, një personit në Prishtinë i’u gjet në veturë substanca narkotike e llojit “marihuanë”

Një person është kapur nga policia pas një kontrolli nga me datën 21 Qershor rreth orës 23:00 në Prishtinë, pasi Policia kishte ndaluar një veturë të tipit “Mercedes”
Gjatë kontrollit, i’u konfiskua substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 4.90gramë.
I dyshuari para Policisë ka pranuar se substanca e gjetur i përkiste atij.
Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërkaq rasti mbetet në hetim.



