Pas përfundimit të KEDS Academy, 54 profesionistë të rinj punësohen në sektorin e energjisë

Sektorit të energjisë në Kosovë i janë shtuar 54 profesionistë të rinj, të cilët janë punësuar pas përfundimit të programit njëvjeçar të gjeneratës së 12-të të KEDS Academy.

Në ceremoninë e organizuar për këtë gjeneratë janë certifikuar gjithsej 74 të rinj: 62 nxënës të shkollave të mesme teknike dhe 12 studentë të Universitetit të Prishtinës

Programi kombinon mësimin teorik me praktikën në terren dhe përfshin trajnime në fusha si rrjeti elektrik, shpërndarja e energjisë, siguria në punë dhe teknologjitë moderne të sistemit energjetik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se fakti që 54 nga 74 të certifikuarit tashmë janë punësuar përbën një shembull të bashkëpunimit mes arsimit dhe sektorit privat.

“Fakti që 54 nga 74 të certifikuarit tashmë janë punësuar është rezultat konkret dhe shembull i mirë se si duhet të funksionojë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat”, tha Rizvanolli.Që nga themelimi i KEDS Academy, përmes këtij programi janë aftësuar mbi 860 nxënës dhe studentë.

Artikuj të tjerë

Back to top button