
Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i Aleancës ka reaguar pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatim ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt.
“Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq. Më e tmerrshme është heshtja e turpshme e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet”, thuhet në reagim
Reagimi i plotë:
Thirrja e sotme për pushkatimin e Ramush Haradinajt brenda Kuvendit të Kosovës është një akt i pastër kriminal.
Kjo nuk është liri e shprehjes, por fashizëm i hapur që meriton reagim të menjëhershëm.
Atë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e kërkon zyrtarisht që tri dekada.
Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq.
Më e tmerrshme është heshtja e turpshme e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet.
Ata lejuan këtë linçim monstruoz pa bërë asnjë reagim.
Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për të mbjellë urrejtje dhe agjenda të Beogradit.
Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht!



