Pejë: Arrestohet një person për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur
Një person është arrestuar në Pejë gjatë ditës së djeshme. I njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një femër, e cila më 19 shkurt ishte raportuar e zhdukur nga familjarë e saj.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Raport shtesë nga PK. (DHUNIM) Pejë /19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës
Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



